Erion Braçe shpesh herë provokon me stilin e veshjes së tij, ku pjesë e të gardërobës së tij përveç veshjeve sportive ka dhe kostumet. Kjo për shkak të punës së tij si deputet e aq më shumë tani që mban edhe pozicionin e zëvensdëskryeministrit. Gjatë një nga debati në Komisionin e Ekonomisë, deputeti demokrat Agron Shehaj ndërsa replikoi me Braçen i tha se kostumi që mbante veshur nuk justifikohej me të ardhurat e tij. Kaq mjaftoi gjatë atij debati që Braçe të revoltohet, duke deklaruar se kostumet ja qepte një stilist shqiptar dhe se nuk kushtonin më shumë se 300 mijë lekë.
Sot Braçe na ka prezantuar edhe kush është stilisti shqiptar ku ai vishet. Ai është Adrian Sulo i studios “Tirana Bespoken”. Nga sa shihet në faqen e tij në internet ai qenka vërtetë një mjeshtër në qepjen e kostumeve sa edhe shumë njerëz të njohur kostumet e tyre i qepin tek ai.

