Namik Dokle është një nga figurat më të spikatura socialiste që me ‘rilindjen’ iku nga skena e PS. Mirëpo ai nuk e harron 26-28 majin e vitit 1996 kur u përball me dhunën dhe terrorin e policisë dhe SHIKU-t.
Kanë kaluar 24 vite nga ajo kohë dhe sot, Dokle ka një mesazh për miqtë socialistë të orëve të para si Agim Fagu e Pandeli Majko.
“Një kartolinë për miqtë( Agim Fagu dhe Pandi Majko)! Njezetë e katër vjet më pare nisi greva e urisë së deputetëve të opozitës, të cilëve u ishte grabitur vota, ishin dhunuar në zonat e tyre zgjedhore dhe u rrahën barbarisht në sheshin Skënderbej. ( 26 dhe 28 maj 1996) Përkrahje e fuqishme dhe e pandalur nga qytetarët, nga Parlamenti Europian, Këshilli i Europës dhe, vecanërisht, nga SH.B.A. për dite me rradhë, qendresa e opozites ne mbrojtje te zgjedhjeve të lira, ishte lajmi i pare ne Euronews, Zeri i Amerikes, BBC etj. Përshendetje të gjithë atyre që ishin bashkë me ne”, shkruan Dokle!

