Investimet në infrastrukturat e shërbimit për Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor vijnë si domosdoshmëri për të ofruar shërbime në kushte dhe standarde bashkëkohore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i DRSHTRR Durrës i cili i shërben mijëra mjeteve rrugore dhe drejtuesve të tyre, në funksion të pesë bashkive: Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë dhe Rrogozhinë.
“Rrugë e sheshe, vendparkime e aksese, linjë e re shtesë për Kontrollin Teknik, rigjenerim urban e heqje ngrehinash të degraduara nga koha, rrethime e veshje strukturore, brandim e gjelbërim, instalime për hijezim e sinjalistikë orientuese, sistemime në ambiente brenda e jashtë, pa e ndërprerë asnjë ditë shërbimin”, theksoi Rama.
