Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të hënë, me nisjen e vitit të ri shkollor, godinën e re të gjimnazit “Gramoz Palushi” në Paskuqan. I shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe kryetari i bashkisë Kamëz Ylli Rakipi, ai pa nga afër të gjitha ambientet e shkollës së re. Gjimnazi ka 630 nxënës dhe 33 mësues. Rama takoi dhe disa nxënës duke i uruar për një vit sa më të mbarë shkollor. “Ç’ju duhen gjithë këto sheshe bëni një parcelë të bukur aty”, tha Rama.





