38-vjeçari Alban Semaku i cili u gjet i vrarë në fshatin Çezmë të Peqinit nuk është emër i panjohur për drejtësinë.
Në mars të 2015-tës, pas një konflikti verbal në një pikë servisi automjetesh, ka nxjerrë një pistoletë dhe e ka vendosur në kokën e punonjësit të servisit duke e kërcënuar për ta vrarë.
Policia e cila kishte në ndjekje prej kohësh shtetasin në fjalë ka ndërhyrë duke e neutralizuar e duke i marrë armën.
Lexo edhe- U gjet i vrarë me armë zjarri në Peqin, ja kush është 38-vjeçari
Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu në maj të këtij viti, pasi ka vuajtur dënimin në burgun e Peqinit.
Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.
Më herët Alban Semaku ishte dënuar në vitin 1998 për një vrasje të ndodhur kur ishte anëtar i bandës së Aldo Bares.

