Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha udhëtoi këtë të mërkurë drejt Dibrës, në kuadër të aksionit politik të miratuar më 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.
Por pavarësisht një numri të lartë të makinave që e shoqëronin nga Tirana, duket se dibranët e braktisën kreun demokrat, pasi salla ku ai zhvilloi takimin nuk arriti të mbushej.
Edhe në zgjedhjet e fundit, Basha mori një rezultat të dobët në qarkun e Dibrës.
