Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilnius të Lituanisë ku po merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s. Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga pritja e mbrëmshme në Pallatin Presidencial në Vilnius.
“MIRËMËNGJES dhe me disa momente nga mbrëmja e bukur në Pallatin Presidencial në Vilnius, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Gjatë kësaj mbrëmje, Kryeministri Rama shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama të cilët kanë zhvilluar takime me liderë botërorë pjesëmarrës në këtë Samit. Çështja e Kosovës ishte në fokus edhe të takimit që Kryeministri Rama zhvilloi me delegacionin e senatorëve amerikanë në Samitin e Vilnius.
