Dy ditë më parë, erdhi në jetë princi i shtatë trashëgimtar për fronin mbreteor të Britanisë së Madhe. Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë. Ditën e sotme kanë vendosur ta prezantojnë vogëlushin e tyre me të gjithë botën. Ai ishte i mbuluar me një batanije të bardhë, ndërsa Meghan u shpreh: “Ka temperamentin më të ëmbël, është shumë i qetë. Ai është një ëndërr”, ndërsa teksa të dy qeshnin, Harry shtoi: “Nuk e di se nga e ka marrë këtë cilësi”. Çifti gjithashtu konfirmoi se së shpejti do e prezantonin djalin e tyre me mbretëreshën. “Është e mrekullueshme. Kam 2 djemtë më të mirë në botë, kështu që jam shumë e lumtur”, është shprehur Markle në lidhje me ndjenjat e saj si një prind i ri.

Përsa i përket pyetjes se kujt i ngjan më shumë bebi, çifti u shpreh: “Të gjithë thonë se bebet ndryshojnë shumë pas 2 javësh. Do mundohemi të monitorojmë çdo ndryshim që ai do pësojë muajin e ardhshëm, kështu që nuk i dihet asnjëherë”.

