Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi Drejtuesja politike e PS Tiranë, Elisa Spiropali ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat për ditën e 8 Marsit.
Në mesazhin e saj, Spiropali shkruan se çdo ditë duhet t’i mësojmë vajzat se askush nuk mund t’ua thyejë ëndrrat.
“Jo vetëm për 8 Mars, por çdo ditë t’i mësojmë vajzat se asnjë nuk mund t’ua thyejë ëndrrat, se s’ka tavan që i ndal dhe s’ka forcë që i pengon të bëhen ato që janë!”-shkruan Spiropali në statusin e saj në facebook.
Shënimin e saj ministrja e shoqëron me një foto domethënëse, teksa shihet buzë detit, përkrah vajzës së saj Nalta.
‘I’M A WOMAN’. WHAT’S YOUR SUPERPOWER’? (Unë jam Grua, cila është superfuqia jote”?) – është shprehja që shoqëron foton e postuar nga ministrja në rrjetet sociale.
https://www.facebook.com/espiropali/photos/a.10153918823487926/10159410590497926/?type=3&theater