Një humnerë e thellë në komunën rurale Chongqing në Kinë, ka zgjuar kureshtjen e studiuesve prej vitesh. U zbulua në vitin 1994, por gjeologët ende nuk janë të sigurt se si është formuar. Disa madje mendojnë se formacioni misterioz është rezultat i përplasjes së një meteori në Tokë. Të tjerë besojnë se u formua gradualisht gjatë 128.000 vjetësh, pasi uji që derdhej në lumenjtë nëntokësorë, gdhendi shkëmbinjtë gëlqerorë përreth saj.
660 metra thellësi, Xiaoxhai Tiankeng është gropa më e thellë dhe më e madhe në botë. Tiankeng do të thotë “Gropa qiellore”, ku strehohet një ekosistem i pasur me rreth 1285 lloje bimore dhe shtazore. Në sezonin e shirave, një ujëvarë vërshon në grykën e humnerës, duke ushqyer lumenjtë nëntokësorë dhe një rrjet ujor në shpellat poshtë saj.
Pavarësisht se përpjekjet për të lundruar në rrjedhjen e lumit nëntokësor kanë qenë të shpeshta, shkencëtarët nuk ia kanë dalë dot. Për këtë shkak kjo humnerë e thellë dhe e errët, mbetet një nga misteret më të mëdha gjeologjike të Kinës.