Vitin që lamë pas Sara dhe Ledion Liço kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre disa vjeçare, në një ceremoni të veçantë, që u cilësua si “dasma e vitit”.
Që prej asaj kohë çifti ka vendosur të qëndrojë larg mediave dhe të shijojnë kohën së bashku. Prej disa ditësh Sara dhe Ledioni kanë shkuar me pushime në një ishull të Maldives në një resort të mahnitshëm me çmime marramendëse.
Siç shihet edhe nga fotot e publikuara, vendi ku ata kanë vendosur të pushojnë në një vend luksoz buzë brigjeve të kaltra. “Iconstyle” ka zbuluar se në resortin superluksoz ku po qëndron Sara me Ledionin nata kushton plot 4094 dollarë.