Muajin që lamë pas, aktorja e njohur Olta Gixhari konfirmoi lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo po qëndron në Spanjë me partnerin, foton e të cilit e ka ndarë vetëm së fundmi në rrjete sociale.
Megjithatë, bukuroshja preferon të vazhdojë ta mbajë të fshehtë portretin e babait të fëmijës së saj.
Ende nuk dihet në cilin muaj të shtatzënisë është saktësisht aktorja, mirëpo në rrjete sociale nuk mungojnë tashmë fotot e shumta me barkun e rrumbullakosur.
Këto ditë, Olta ka shijuar pushimet në plazhet e Spanjës dhe në Instagram nuk kanë munguar fotot nga vendet e bukura.
Në pozën e fundit, aktorja shfaqet në një restorant buzë detit dhe sytë na shkuan menjëherë tek barku.
“Pushimet 2020”- shkruan Olta krahas postimit dhe jemi të bindur se për të janë pushimet më të bukura të jetës.