Për raketat e rëna në Poloni sa nuk nisi një luftë e madhe. Në një kohë që vëmendja është e madhe, ekipi kombëtar i futbollit polak, u shoqërua nga 2 avionë luftarakë F-16 gjatë rrugës së tij për në Katar ku do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që nis pas dy ditësh.
Dy mjetet ajrore luftarake qëndruan përgjatë gjithë kohës në krah të avionit ku udhëtonin Robert Lewandowski dhe shokët e tjerë të skuadrës, për në kompeticionin ku mungojnë prej vitit 1986.
Vetë presidenti polak Andrzej Duda deklaroi se incidenti fatkeq mund të jetë shkaktuar nga një mosfunksionim i sistemit të mbrojtjes raketore të Ukrainës.