Klubi i Bylisit u vendos në alarm ditën e djeshme, teksa futbollisti i tyre Eridon Qardaku rezultoi pozitiv me koronavirus. Kjo vuri në dyshim ndeshjen e ditës së sotme ndaj Tiranës, për shkak se dyshohej se në skuadrën ballshiote mund të kishte edhe më shumë të infektuar.
Kështu, ekipi me stafin teknik iu nënshtruan testetve po në ditën e djeshme ndërsa sot erdhën lajmet pozitive ku nuk u zbulua asnjë rast pozitiv me koronavirus. Në këtë formë, sfida e programuar për sot ndaj kryeqytetasve do të luhet rregullisht në orën 17:00. Sakaq, janë publikuar edhe përgjigjet e analizave të lojtarëve që iu janë nënshtruar testit.
Por, bie në sy se në listë mungon emri i Vinsente që i ka përfunduar kontrata më datë 23 maj si dhe mbrojtësi Ditmar Bicaj që po ashtu ka mbyllur marrëdhënien me klubin më datë 31 maj. Kështu, ballshiotët duhet të vazhdojnë pjesën e mbetur të Superiores pa këta dy elementë.