Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga Thumana e rilindur mbi rrënojat e tërmetit tragjik të 2019. Po ashtu kreu i qeverisë, prezanton edhe qender e re komunitare.
“MIRËMËNGJES dhe nga Thumana e rilindur, ku mbi rrënojat e tërmetit krahas shtëpive të rindërtuara, ka hedhur shtat edhe Qendra e Re Komunitare me hapësira për bibliotekën, aktivitetet kulturore e artistike, trajnimet profesionale, shërbimet publike, shëndetësore e postare, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
