Tirana, kryeqendra e Europës ditën e martë, priti liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në një samit të përbashkët.
Kryeministri Edi Rama ditën e ka nisur me një album fotosh, ku edhe thekson se mbetet një ngjarjeje e paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES dhe me fotoalbumin e një ngjarjeje të paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Gjatë samitit u firmosën një sërë marrëveshjesh duke nisur nga ajo për heqjen e tarifave ‘Roaming’ mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, tek siguria kibernetike, sektor për të cilin do të investohet edhe më shumë nga Bashkimi Europian për të pasur një parandalim të sulmeve.
