Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Foto / Shpella e Gadimes: Një atraksion turistik në Kosovë

23:52 / July 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 shpella
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpella e Gadimës është një nga atrakstionet më të mëdha turistike të Kosovës me afro 7 mijë vizitorë të pritur gjatë këtij viti.

Në këto ditë vere, numri i vizitorëve është rritur akoma më shumë, pasi shumë emigrantë kosovarë, që kanë ardhur për pushime, zgjedhin të kalojnë një ditë në shpellën e mermertë, e vetmja e këtij lloji në Evropë. Por, shpella e gadimës, tërheq edhe vizitorë të huaj. Vendi i parë ku ata ndalen, është shatërvani i dëshirave.

2 shpell

“Njerëzit në të kaluarën e kanë gjuajtur një monedhë dhe e kanë menduar një dëshirë, a është realizuar apo jo ne nuk mund ta dimë”- tha Fatmir Bytyci, ciceron.

Shpella e Gadimës, është e pasur me ujëra nëntokësore dhe kjo e bën atë një objekt të veçantë në aspektin hidrologjik.Por ajo që impresionon më shumë në shpellën e Gadimës, janë stalaktitet dhe stalagmitet.

“Stalagnjati më i madh që është deri tash në këtë shpellë është kjo këtu dhe në gazë të gjeologëve që kanë bërë matjet kanë konstatuar se shpella është e vjetër diku rreth 80 milionë vjet”- tha Bytyçi.

3 shpe

Një tjetër pikë ku vizitorët ndalen patjetër, është tek figura e mjekrës së Skënderbeut. Ndërsa një bukuri të rrallë i japin shpellës edhe aragoniteve, që janë kristale që sipas ciceronit kanë thyer edhe ligjin e gravitetit pasi rriten në drejtime të ndryshme.

“Këtu jemi para një galerie që është mjaftë mahnitëse, ndryshe quhet edhe kopshti i dashurisë, quhet kështu për arsye se këtu i kemi një stalaktit dhe stalagmit që në të kaluarën është emërtuar si Romeo dhe Zhulieta. Për bashkimin e këtyre dyjave duhen edhe 1 milionë 500 mijë vite”- u shpreh Fatmir Bytyci.

4 shpellla

Një hapsirë prej 2 mijë metrash katror në shpellë është rregulluar për vizitorët. Ajo është e ndarë në dy kate dhe me gjithçka përmban, i mahnit vizitorët. Vitin e kaluar, vizitorët atje kanë qenë 27 mijë e 485. Shpella është zbuluar në vitin 1967 dhe ndodhet në fshatin Gadimë e ulët, të Komunës së Lipjanit. Ajo konsiderohet një monument me rëndësi të veçantë në Kosovë.

5 shp

atraksion turistik shpella e gadimes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia godet sërish Ukrainën me raketa dhe dronë, sulme ndaj Kievit e Kharkivit pas samitit në Paris

10:05 / July 14, 2026

Sulmet ukrainase godasin sektorin energjetik rus, shfaqen mungesa karburanti, rritet presioni ndaj Putinit

14:58 / July 13, 2026

BE drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët, Von der Leyen: Duhet t’u ofrojmë një fillim më të sigurt në botën online

14:08 / July 13, 2026

Vala e të nxehtit në Francë, zjarri masiv përfshin pyllin pranë Parisit, digjen 800 hektarë

13:01 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.