Dhjetra qytetarë të Matit i janë përgjigjur pozitivisht bashkisë dhe të rinjve eurosocialistë për të dhuruar ushqime, veshmbathje dhe të holla.
Nga mëngjesi deri në mbrëmje në sheshin para Turizëm Mati kanë mbërritur qytetarë të shumtë duke shprehur kështu bujarinë dhe solidaritetin me familjet e dëmtuara nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës.
Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj falenderoi banorët e Matit që iu përgjigjën pozitivisht ftesës për ndihmë. Sakaq organizatorët njoftuan se edhe nesër do të vijojë grumbullimi i ndihmave humanitare. Edhe drejtuesit e institucioneve, këshilltarët e bashkisë dhe biznesmenë kanë shprehur vullnetin e tyre për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. /tirananews.al/




