Sot është Dita e Shën Valentinit, dita e dashurisë. Edhe Tirana dhuron plot dashuri. Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me zemra të kuqe, simbol i dashurisë, për të dhuruar një atmosferë të ngrohtë në këtë ditë të veçantë. E ndërsa ecin nëpër rrugët e Tiranës, nuk mund të mungojnë fotot në rrugët e mbushura me zemra. Dita e Shën Valentinit mishëron shpirtin e dashurisë. Kjo ditë na mëson të vlerësojmë dashurinë në çdo formë të marrëdhënieve tona.




