Ditët e fundit janë raportuar se Kim ka nisur universitetin, duke parë dhe foto të saj me libra e dosje nëpër duar. Por mesa duket bukuroshja ka vendosur të bëjë pushime sërish.
Ajo ka marrë disa ditë ndoshta për të shijuar Balin në Indonezi. Fotot e saj të pushimeve janë mbresëlënëse. E veshur me një minifund të ngushtë lëkurë gjarpri, ylli i televizionit ka shpërndarë foto për 135 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Nëna e tre fëmijëve, në pritje të fëmijës së katërt nga një nënë surrogate, është mësuar mjaft mirë me aparatin, teksa pozon për fotografin e reality show të familjes së saj.




