Uragani Dorian një nga stuhitë më të fuqishme të Atlantikut, goditi Bahamasin të hënën duke shkaktuar të paktën 5 viktima dhe duke shkatërruar qindra shtëpi.

Stuhia po i afrohet ne mënyrë të rrezikshme bregdetit juglindor të Sh.B.A., sipas parashikuesve, të cilët kanë paralajmëruar se mund të shkaktojë dëme nga Florida në Virxhinia dhe më gjerë.



