Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO/ Vazhdon puna në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, përfundojnë punimet në 3 tunele

15:11 / July 6, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1594033918 TUNELI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se po vazhdon puna në dy lote të rrugës Qukës-Qafë Plloçë.

Sipas njoftimit nga ARRSH, aktualisht kanë përfunduar gjithë punimet civile në tunelet 1, 2 dhe në tunelin 3 të daljes së emergjencës, përfshirë edhe lyerjen e tyre si dhe po punohet me ndërtimin e shtresave të stabilizantit, me qëllim asfaltimin e shpejtë të tuneleve dhe pjesës midis tyre.

“Po punohet mbi strukturën e urës 0 dhe vendosjen e trarëve metalike tek Ura 11. Në kryqëzimin e Golikut vazhdojnë punimet për ndërtimin e strukturave dhe mbushja e trasesë”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Projekti i rrugës Qukës-Qafë Plloçë është pjesë e Korridorit të VIII, Tiranë-Korçë. Kjo rrugë, me rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit, bashkon Korçën dhe Tiranën, duke lidhur motorin kryesor të zhvillimit të vendit me polin lindor zhvillimor të saj.

Rruga mundëson lidhjen e bizneseve dhe prodhuesve në zonat e Korçës, Pogradecit, Librazhdit dhe Elbasanit me tregjet e tjera kryesore të vendit.

Ajo ndikon në zhvillimin e turizmit, duke krijuar premisat për një zhvillim më të qëndrueshëm të zonës turistike rrotull liqenit të Pogradecit.

1594033918 TUNELI
1594035533 2
1594035533 3
1594035533 711

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Ethet e Nilit në Korçë/ Konfirmohet rasti i parë në Shqipëri

11:14 / August 25, 2026

Fluks i lartë drejt bregdetit, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit

10:58 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.