Aktorja Zendaya Maree Stoermer Colema është e njohur për zgjedhjet e saj eksperimentale në modë dhe pamjet që tërheqin vëmendjen. Ajo i tejkaloi të gjitha pritshmëritë kur vodhi shfaqjen në premierën e “Dune: Part Two” në Leicester Square, Londër të enjten. 27 vjeçarja i la pak vend imagjinatës kur mbathi një kostum metalik si robote në një festë për filmin epiko-shkencor. Zendaya e cila luan rolin e luftëtares Chani në film, shfaqi shumë trupin e saj në kostumin e dizajnerit që është një veshje nga Koleksioni Couture Vjeshtë/Dimër i vitit 1995 të stilistit Thierry Mugler.


