Një fotografi e shkrepur nga fotografi Arian Mavriqi në malet e Kosovës po cilësohet si fotografi më e bukur e bërë ndonjëherë.
Në fotografi shihet një dre në shpinën e të cilit qëndron lirshëm një zog, i sigurt duke mos ndier frikë nga një krijesë dhjetëra herë më e madhe se ai.
Sipas Mavriqit, kjo fotografi tregon një bashkëpunim të thellë që kanë kafshët dhe shpezët ndërmjet vete.