Kjo foto kur dy policë ndalojnë një protestues po bën xhiron e rrjetit.
Protestuesi shihet i shtrirë me një pamje të përhumbur, teksa polici i ka vënë shkelmin në qafë.
Mësohet se protestuesi është Blendi Shahu dhe është djali i shkrimtarit dhe gazetarit Rexhep Shahu.
“Edi Rama!
Im bir Blendi Shahu që sheh në foto nuk është terrorist.
Është student i Akademisë së Arteve. Ata që i bëjnë keq atij bëhen qyqe…”, shkruan ai.