Ish deputetja e demokratëve, njëkohësisht dhe sekretarja e marrëdhënieve me publikun në PD, Grida Duma është parë të konsumojë një kafe me kreun e OSBE-së në Tiranë, Bernd Boschardt.
Burime për tirananews.al bëjën të ditur se të dy kanë biseduar në ambientet e Mak Albania, ku dhe janë zyrat e prezencës së OSBE-së.
Një takim i tillë vjen në kohën kur situata politike në Shqipëri nuk është e qetë, teksa kreu i prezencës së OSBE është shigjetuar nga opozita si i blerë. Kjo për shkak të deklaratave dhe qëndrimit kundër djegies së mandateve të opozitës.

