Nderkohe qe jashte opozita e bashkuar ka nisur protesten me thirrje “Rama Ik”, e teksa kryeministri Rama ka nisur fjalen e tij nga foltorja e Kuvendit, ne salle jane tashme edhe deputete e rinj te LSI-se, qe nje dite me pare moren mandatin nga KQZ-ja.
Ata jane betuar pasi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci ka lexuar shprehjen e betimit, nderkohe qe jane pritur me duartrokitje nga deputetet e Partise Socialiste.
“Urime deputeteve te rinj te LSI-se”, tha kreu i Kuvendit, pas betimit.
