Seanca plenare në Parlament vijon, edhe pse ka kaos. Në rend dite është parashikuar edhe votimi i kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike për të shkarkuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Seanca është drejtuar nga Ermonela Felaj, ndërsa Nikolla është ulur krah deputetëve socialistë. Sipas PD-së, Nikolla nuk ka respektuar procedurat parlamentare, duke shkelur kështu Kushtetutën, me mohimin e të drejtës së fjalës për opozitën.

