Masat e sigurisë për Donald Trump gjatë vizitës së tij në Britani, janë të jashtëzakonshme.
Për sigurinë e tij janë angazhuar mijëra policë britanikë, ndërkohë që qeveria e këtij vendi ka shpenzuar rreth 25 mln paund vetëm për sigurinë e presidentit amerikan.
Ky i fundit shoqërohej nga 14 makina, dhe natyrisht “Bisha” presidenciale me të cilën udhëton Trump, e cila është e vështirë të sulmohet.
Qindra agjentë të shërbimit të fshehtë amerikan dhe britanik, ishin angazhuar ndërkohë në rrugët e Britanisë.













