Opozita prentendon se policia po përdor gaz helmues ndaj protestuesve. E ftuar në emisionin Tempora në Ora News, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë se kanë përgatitur disa flakon dhe do të nisin jashtë Shqipërie për analizat e nevojshme. Në këtë logjikë kryetarja e LSI-së ka bërë me dije se ish-deputetja Keidi Mehmetaj ka pasur shqetësime shëndetësorë të cilat sipas saj, janë rezultat i përdorimit të gazit helmues nga policia. Znj.Kryemadhi tha se bombat me gaz lotsjellës janë hedhur nga godinat dhe ka qenë policia e cila ka provokuar.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment