Bashkia Mat ka nisur punën për sistemimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike në qytetin e Burrelit. Lajmin e mirë e ka dhënë kryetari i Bashkisë Agron Malaj, i cili thekson se vëmendja dhe kujdesi për këto mjedise janë tregues i kujtimit dhe vlerës që kanë për ne si shoqëri, njerëzit tanë të dashur që nuk janë më pranë nesh. “Bashkia Mat ka nis punën për sistemimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike në qytetin e Burrelit. Vëmendja dhe kujdesi për këto mjedise janë tregues i kujtimit dhe vlerës që kanë për ne si shoqëri, njerëzit tanë të dashur që nuk janë më pranë nesh”, shkruan kryebashkiaku Malaj.




