Fotografi Agim Rama ka ndarë foto nga brenda ceremonisë së homazheve për Bashkim Finon, i cili u nda nga jeta orët e para të mëngjesit të sotëm. Siç duket edhe nga pamjet, socialistët njëri pas tjetrit kanë hedhur në letër kujtimet e fundit dhe dedikimet për të.
Më pas të gjithë janë ndalur disa sekonda para fotografisë së tij, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Në fund, politikanët janë takuar edhe me të afërmit e politikanit, duke e ngushëlluar për humbjen. Ajo që bie në sy, është se të gjithë, ishin veshur me të zeza.