Vdekja e sheiku Khalid Al Qasimi nxori në pah jetën e shthurur të djemve arabë në Londër.
Sipas “The Sun”, miliarderët e “arit të zi” paguajnë deri në 65 mijë paund në natë për të vajzat e Instagramit.
Gjithçka është shumë e thjeshtë për ta, pasi lekët tërheqin njësoj si flakët.
“Ata thjeshtë japin porosinë. Shohin një vajzë që pëlqejnë dhe më dërgojnë profilin e saj. Është kaq e thjeshtë. Ata i gjejnë vajzat ose nga miqtë e tyre që i kanë rekomanduar, ose marrin ato që njihen për këtë lloj biznesi. Unë flas me vajzën, i jap çmimin, datën dhe vendndodhjen. Ky biznes po lulëzon.
Unë kam njohur një djale që ka paguar edhe 65 mijë paund për të fjetur një natë me një vajzë që kishte njohur në Instagram. Ishte i çmendur pas saj”, rrëfen për “The Sun” ndërmjetësuesi.
Ai ka treguar se përfiton 10 për qind të shumës dhe me të ardhurat që siguron duke gjetur vajza për djemtë arabë, jeton shumë mirë.
Veç kësaj, ai ka rrëfyer se djemtë arabë janë shumë të kujdesshëm që të mos zbulohen, pasi kjo është tabu në vendin e tyre.
Ata i marrin vajzat në dhomat dhe shtëpitë e tyre private.
Ndërmjetësuesi vazhon më tej duke thënë se ata nuk përdorin vetëm kokainë, por edhe ekstazë.
“Përzierje me Viagra në këto festa seksi që mund të vazhdojnë për më shumë se 36 orë”.
Është raportuar se vdekja e Sheikh Khalid erdhi pas një orgji me drogë me stafin në Penthouse, ku trupi i tij u zbulua të hënën në mëngjes.
Policia thuhet se ka gjetur një sasi droge të klasit A, me një burim që thotë: “Ishte dukshëm një feste ku disa të ftuar po merrnin drogë dhe kishin marrëdhënie seksuale.
Dyshohet se Sheikh Khalid mund të ketë vdekur papritmas si rezultat i marrjes së drogës”.
Nuk ka asnjë sugjerim se gratë në festën e Sheikh Halidit ishin prostituta.
Babai i Sheikh Khalid është sunduesi i Sharjahut të pasur me naftë, qyteti i tretë më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kjo nuk është tragjedia e parë që ka goditur familjen, pasi vëllai më i vjetër Sheikh Khalid, Sheikh Mohammed Bin Sultan Al Qasimi, vdiq nga një mbidozë heroine.