Blendi Fevziu, një nga gazetarët më të apasionuar pas udhëtimeve nuk e ka ndalur as karantina të lëvizë nëpër pika turistike në vend.
Këtë fundjavë Fevziu e ka kaluar në Dhërmi dhe Himarë, ku ka bërë edhe xhirime për emisionin që siç shkruan ai do të transmetohen së shpejti.
Siç vihet re edhe nga fotot që ka publikuar në “Instagram”, bashkë me të ka qenë edhe miku i tij gazetari Armand Shkullaku, të cilët këtë fundjavë e kanë kaluar së bashku pranë detit.
Kujtojmë se Fevziu edhe në ditët kur vendi ishte nën masa të rrepta shtrënguese prej Covid, ka lëvizur nëpër Shqipëri, në pamundësi për të dalë jashtë vendit.



