Në kuadër të takimit për “mini-shengenin” Ballkanik, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë mbërritur pasditen e sotme më parë në Tiranë.
Tre liderët po marrin pjesë edhe në një event kushtuar mbledhjes së fondeve për të prekurit nga tërmeti. Në foton e siguruar nga Tirananews.al duket se Rama është ulur në mes të dy miqve ashtu si i takon të zotit të shtëpisë në raste të tilla.


