Qyteti më i vjetër bullgar Plovdiv është përuruar zyrtarisht si Kryeqyteti Europian i Kulturës për 2019. Plovdiv pretendon të jetë qyteti më i vjetër i Europës i banuar vazhdimisht, me më shumë se 6,000 vjet histori.
Pikat kryesore arkitektonike të Plovdiv që datojnë në kohën trakase, greke, romake, bizantine dhe osmane ndihmojnë në provimin e epokës së lashtë të këtij qyteti ballkanik.
Vendosur midis Ballkanit dhe Maleve Rodopi, qyteti i dytë më i madh bullgar, pas kryeqytetit të Sofjes, ka mbijetuar për mijëra vjet në udhëkryqin midis Evropës Perëndimore dhe Lindjes së Mesme.
Qyteti në të dy anët e lumit Maritsa është i njohur edhe për diversitetin etnik. Shumë nga 340,000 banorët e saj i përkasin pakicave turke, rome, armene, greke dhe hebreje të vendit, të cilat kanë një ndikim mjaft të madh në jetën e gjallë kulturore të qytetit.
Rreth 350 ngjarje kulturore janë planifikuar në Plovdiv këtë vit, duke përfshirë një ekspozitë me fragmente të Murit të Berlinit për të shënuar 30 vjet që nga rënia e saj.