Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

FOTOT/ Moti i keq, Rama: Angazhim maksimal i strukturave shtetërore

08:51 / January 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5 13
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Territori i vendit është përfshirë këto ditë nga reshje të dendura dëbore, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar kufizime për komunitetin në disa prej qarqeve në vendin tonë.

Ministria e Mbrojtjes përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura janë në kontakt të vazhdueshëm, me 5 ministritë e linjës si edhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar; Policinë e Shtetit; me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrikë, Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes; Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, me 12 prefektët si dhe me njësitë  vetëqeverisjes vendore.

Mbi dy mijë efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, punonjës të OSSHE dhe të shëndetësisë janë në gatishmëri të plotë për t’iu gjendur pranë banorëve, për çdo problem.

Kryeministri Edi Rama thekson se të gjitha strukturave shtetërore janë angazhuar maksimalisht për të qenë pranë njerëzve dhe lehtësuar situatën e vështirë të krijuar nga reshjet e dendura të dëborës

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje të angazhimit maksimal të të gjithë strukturave shtetërore për të qenë pranë njerëzve dhe lehtësuar situatën e vështirë të krijuar nga rreshjet e dendura të dëborës duke garantuar të gjitha shërbimet dhe sigurinë e jetës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Edhe helikopterët e Forcës Ajrore dhe ekuipazhet e tyre janë të gatshëm të ndërhyjnë nga ajri për t’iu përgjigjur të gjitha problemeve shëndetësore apo kërkesave për bazë ushqimorë, në ato fshatra, të bllokuara nga moti i keq.

Gjithashtu edhe Policia e Shtetit ka rritur prezencën në akset problematike nga ngricat duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.

  • 50088474 10156371638776523 4071726784423395328 n
  • 49900403 10156371638621523 2663948981398142976 n
  • 49321456 10156371638441523 1960779568511975424 n 1


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.