Të gjithë ata fëmijë të cilët kanë pamundësi ekonomike do të kenë një vakt të ngrohtë si dhe gjithë përkujdesjen e duhur nga një staf i specializuar për arsimimin e tyre. Në Burrel u përurua sot Qendra ditore nën drejtimin e motrave Dorotee me banim në Suç. Këtë qendër do e frekuentojnë rreth 50 fëmijë të cilët do të konsumojnë drekën dhe do të bëjnë detyrat të shoqëruara nga mësuese të posaçme. Bashkia e Matit është kujdesur që të vërë në dispozicion të kësaj qendre ambjentet të cilat plotësojnë të gjitha standardet, ndërkohë që motrat Dorotee, don Gianfranco dhe bashkëpunëtorët do të menazhojnë këtë qendër duke i hapur një perspektikë të re edhe këtyre familjeve të cilat vijnë nga shtresat në nevojë.
Postime te ngjashme
Add A Comment








