Partizani dhe Tirana përballen me njëra tjetrën të hënën, në derbin e kryeqytetit që vlen për kampionatin.
Të kuqtë janë optimistë për një rezultat pozitiv dhe atmosfera duket e mirë.
Sot është vendosur që të bëhet diçka ndryshe dhe për këtë është menduar që të luhet një lojë. Bëhet fjalë për Paintball, me lojtarët që janë vënë përballë njëri tjetrit, këtë herë jo në fushën e blertë.
“Stafi teknik ka rezervuar sot pasdite disa momente argëtuese për ekipin. Lojtarët janë vënë përballë njeri – tjetrit jo si zakonisht në fushën stërvitore, por në një lojë “paintball” – shkruan klubi.
“Skuadra e kuqe fitojë sot. Beteja të tjera fitimtare ma presin”, shkruan drejtori Olsi Rama.
Partizani nuk e ka nisur mirë sezonin, por shpresohet se kthesa do vijë në derbi.