Pas Sali Berishës, edhe deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është fotografuar sot në Parlament i ulur në krahun ku janë socialistët, ai është fotografuar teksa diskuton “kokë më kokë” me socialistin e vjetër Pandeli Majko.
Në foton e siguruar nga LSA, shihet se deputeti demokrat është afruar në anën e socialistëve, duke diskutuar seriozisht me deputetin e PS.
Edhe Sali Berisha bëri një veprim të pazakontë, ku teksa priste të merrte fjalën u ul në karrigen e një deputeti socialist.
Ish-kryeministri theksoi se qëllimi i këtij gjesti ishte për t’i treguar socialistëve se avokatët e interesave të tyre janë demokratët pasi qeveria ka dështuar në çdo aspekt.