Një nga karakteristikat e Bashkisë Kamëz gjatë 12 viteve të drejtimit të saj nga Xhelal Mziu ishte edhe ngjyra blu e Partisë Demokratike që e gjeje kudo, që nga shtyllat e ndriçmit, tek koshat e plehrave, stolat etj.
E duket se edhe Kryetari I ri ndryshimin ka filluar që ta sjellë nga ngjyrat duke hequr atë blu që simbolizonte PD dhe që e ka drejtuar për shumë vite këtë bashki, me atë portokalli. Në “Njësinë Administrative Paskuqan” u shpërndanë kazanët e rinj që sipas administratës së re të kësaj bashkie, do u mundësojnë qytetarëve hedhjen e mbetjeve dhe mbajtjen pastër të territorit. / tirananews.al