Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fotot / Sensibilizohen banorët e kryeqytetit, fillojnë heqjen vullnetarisht të depozitave

10:17 / December 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
79666750 1264967007047633 913024826388512768 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qindra banorë të kryeqytetit i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të zhvendosur depozitat e ujit nga tarracat në ambiente të përbashkëta në kat të parë.

Sikurse shihni edhe nga këto foto, në shumë prej lagjeve të kryeqytetit banorët janë sensibilizuar duke vendosur që të heqin vullnetarisht nga tarraca e pallatit të tyre depozitat e rënda që janë një rrezik permanent për jetën e tyre. Madje shumë prej tyre janë kujdesur për të ruajtur edhe anën estetike të pallatit duke i lyer depozitat dhe kthyer ato në vepra arti.

Bashkia ka propozuar që në vend të depozitave personale, banorët të vendosin depozita të përbashkëta të ujit, që përveç garantimit të sigurisë për jetën dhe shëndetin e vetë banorëve, do të sjellë edhe një mirëadministrim të depozitave dhe furnizimit me ujë. Heqja e depozitave ne pallatet e padëmtuara nga tërmeti duhet të bëhet nga vetë banorët, në bashkëpunim me administratorin e pallatit.

Tashmë, jo çdo banor duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e depozitës individuale, por sipas rregullave dhe ligjit të bashkëpronësisë, e gjithë tërësia e bashkëpronarëve, nëpërmjet administratorit të përzgjedhur, kujdeset për depozitën e përbashkët të ujit, ashtu siç ndodh në pjesën më të madhe të pallateve të reja të banimit. Bashkia e Tiranës do të mbështesë asamblenë e bashkëpronarëve dhe administratorët për lehtësimin e këtij procesi për vendosjen e depozitave të përbashkëta të ujit, me qëllim dhe garantimin e jetës dhe shëndetit të njerëzve.

80522134 592128681553327 5406911763176226816 n

depozitat tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Tirana gati për koncertin e Kanye West, ja rrugët që bllokohen dhe linjat e transportit që do të funksionojnë

11:51 / July 10, 2026

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do të bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor më 11 korrik

08:32 / July 7, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, përplasen 3 automjete te kryqëzimi i Niklës!

22:56 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.