Sot presidenti Meta apeloi për respektim të distancës nga ana e qytetarëve.
“Duke ndarë të njëjtat shqetësime me përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave.
Shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga pandemia COVID-19, veçanërisht numrit të viktimave, shtron si domosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse, frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik”, shkruan Meta në facebook.
Por në fakt edhe vetë ai është një shkelës i udhëzimeve. Dje në mbrëmje presidenti Ilir Meta inauguroi klubin e mbështetësve të Celtic Albania, teksa festoi në një lokal të mbushur plot me njerëz.
Të gjithë u futën në lokal duke trokitur gotat e birrës, pa maska e distancë 1.5 metra.



