Ndryshe nga politikanët dhe biznesmenët që kanë zgjedhur tribunën VIP për të parë mbrëmjen e sotme ndeshjen Shqipëri-Çeki, kreu i SPAK Altin Dumani ka zgjedhur të hyjë me tifozët e thjeshtë kuqezi.
Në fotot e siguruara nga tirananews, shihet Dumani që i drejtohet hyrjes së stadiumit si një tifoz i thjeshtë.
Me sa duket, Dumani ka vendosur që të qëndrojë larg politikanëve dhe biznesmenëve edhe në stadium, pasi në jo pak raste këta të fundit kanë qenë dhe subjekte të hetimit nga ana e SPAK. / tirananews.al


