Një 60- vjeçar është arrrestuar pas denoncimit të fqinjve se mbante armë në shtëpi.
Sipas policisë në shtëpinë e M.N në Shkopet është gjetur një pistoletë dhe 15 fishekë.
NJOFTIMI I POLICISË
Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me 15 fishekë
Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person mbante të fshehur armë zjarri në banesë, kanë organizuar menjëherë punën ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin M.N. 60 vjeç, banues në Shkopet Kurbin.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje dhe 15 fishekë.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale ” Armëmbajtje pa leje”.
