Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fqinji i masakroi të atin pas sherrit për qenin, djali: Do të marr hak vetë, s’e fal gjakun

07:46 / September 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 57
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Nëse shteti nuk vendos drejtësi, do të marr vetë hak për gjakun e babait”. Kështu u shpreh në një intervistë ekskluzive për Abcnews.al Marjus Çelmeta, djali i të moshuarit, Besnik Çelmeta që u dhunua nga fqinji pas konfliktit mes tyre duke përfunduar në spital tre ditë.

Djali akuzon se shteti jo vetëm që nuk lëviz për të arrestuar autorin, që sipas tij është Rizan Aliu, por madje ka bërë presion përse dolën pamjet. Marjus Çelmeta deklaron se për atë nuk ka kthim më pas.

“Un nuk kam kthim mbrapa, që do thotë se deri sa shteti nuk merret unë do të marr hak vetë, unë nuk e fal gjakun e babit për një copë ordiner. Për derisa shteti nuk lëviz, atij që ka lokalin i thotë pse i ke dhënë kamerat. Kështu shteti kemi ne.

Pse ia ke dhënë kamerat, i ka bërë presion shteti, i tha na ke prish punë, thotë. Unë publikova atë që më djeg mua në shpirt. Shteti nuk lëviz asnjë gjë, ky është presioni. Si ka mundësi që shteti të mos vijë të kontrollojë njëherë shtëpinë, ndërsa lokali është pa letra, e mban hapur serbes” tha ai.

Një akuzë të drejtpërdrejt, djali i Besnik Çelmetës e kishte edhe për spitalin e Kavajës. “Babi nuk është në gjendje për të folur. Babai tani që ka parë edhe lokalin e atij personit hapur, që nuk ka asnjë letër, është bërë më keq sesa ka qenë. Ju i keni pamjet, që flasin vetë.

Spitali nuk më ka dhënë asnjë lloj letre, asgjë, vetëm një fletëdalje dhe aq. Ia kërkova të gjitha, zero, zero, si spitalet e Shqipërisë, duhet me u bërë i keq për të dhënë një dokument. Mori vetëm një fletëdalje dhe ilaçet. Kërkova letër, nuk më dha. I dhash më jep dokumentet, të bëj fotokopje, por nuk m’i dhanë” tha ai.

Ashtu si vëllai i të plagosurit e nipi, edhe djali theksoi se shkak për gjithë sherrin u bë qeni i pronarit. “Ky ka një qen dhe lanë urinën e qenit dhe uji rri poshtë dritares sime, ky ka bërë debat dhe me treçerekun e lagjes, nuk jemi ne të parët dhe të fundit. Ne jemi fqinj, ngjitur” përfundoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.