Nuk zhgënjejnë të mëdhenjtë e kontinentit në ndeshjet e mbrëmjes së sotme të vlefshme për eleminatoret e Euro 2024.
Franca e Deschamps u mjaftua me një gol të Kylian Mbappe për të thyer Greqinë dhe në këtë mënyrë forcon pozitat në krye të grupit B me 12 pikë të plota pas 4 ndeshjeve të para.
Sukses i thellë për Anglinë në “Wembley” që e ekzagjeroi me një fitore 7-0 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe me këtë fitore “Tre Luanët” hedhin gjithashtu kandidaturën për një biletë në Euro 2024 që në ndeshjen e radhës. Vendin e dytë e mban Ukraina që kaloi 1-0 Maltën dhe siguroi pikën e gjashtë të këtyre eleminatoreve.
Në grupin D, Turqia bëri detyrën ndaj Uellsit me një fitore të pastër 2-0 që e ngjit në krye me 9 pikë.