Në një intervistë të dhënë për “CNN”, zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal deklaroi se sanksionet e vendosura nga perëndimi kanë nisur të kenë një ndikim real në Rusi.
“Ne po rrisim në maksimum koston e luftës për Vladimir Putin, duke shpresuar se në një moment sanksionet të kenë një ndikim të tillë se Putin do të detyrohet të rishikojë planin e tij për pushtimin e Ukrainë”, u shpreh zyrtari francez.
Ndërkohë, në javën e ardhshme udhëheqësit e 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian pritet të mblidhen në një samit në Bruksel të Belgjikës për të diskutuar rreth luftën së Ukrainës dhe hapave që ata si liderë evropianë do të ndjekin.
