Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Francë, reforma e pensioneve do të kursejë 17 miliardë euro deri në vitin 2030

14:15 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, tha se reforma e diskutueshme e pensioneve do të sigurojë një kursim prej 17 miliard eurosh deri në vitin 2030. Duke folur për France Info, transmetuesin publik të Francës, Le Maire u shpreh se nga reforma që rrit moshën e pensionit nga 62 në 64-vjeç do të kursehen 17 miliardë euro deri në vitin 2030.

Në anën tjetër, Këshilli Kushtetues do të njoftojë sot vendimin e tij lidhur me propozimin për të shkuar në referendum për të ndalur rritjen e moshës së pensionit mbi 62-vjeç.

Nëse Këshilli pranon këtë propozim, për të shkuar në referendum do të jetë e nevojshme mbledhja e firmave të 4,87 milionë votuesve, ndërsa kjo përkon me 10 për qind të votuesve. Referendumin në fjalë e propozuan parlamentarët e majtë të cilët janë kundër reformës së pensioneve.

Reforma e pensioneve

Protestat masive filluan më 16 mars pasi qeveria e Francës mori vendim për të miratuar pa votim në Parlament projektligjin i cili përfshin rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64-vjeç. Në shumë pjesë të vendit u shënuan ngjarje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë e cila kryen ndërhyrje të ashpër ndaj protestuesve. Në protestat e mbajtura në të gjithë vendin që nga 16 marsi e deri më tani janë arrestuar mbi 1.000 persona.

Këshilli Kushtetues të cilit opozita dhe qeveria iu drejtuan për të përcaktuar nëse reforma është apo jo në përputhje me kushtetutën, miratoi projektligjin që rrit moshën e pensionit në 64-vjeç dhe rrëzoi tërësisht ose pjesërisht 6 pikat. Projektligji në fjalë u botua në “Gazetën Zyrtare” pasi u nënshkrua nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

43 viktima dhe tetë vite pritje: Drejtësia jep vendimin për tragjedinë e urës Morandi

19:10 / July 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës

14:47 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.