Ajo është një prej modeleve më atraktive shqiptare. Bukuroshja që më parë ishte pjesë e “Big Brother” ka kohë që është më pak e pranishme në skenë.
Por, sa herë është prezente në rrjetet sociale, Françeska Jaçe kujdeset që të shfaqë linjat e saj seksi.
Vlonjaten simpatike në shumicën e rasteve e shohim me pushime në vende përrallore, por muajin mars e ka nisur me dy foto shumë provokuese nga Tirana.
Françeska, e njohur për linjat bombastike trupore dhe të pasmet joshëse, këtë herë ka zgjedhur “Bulevardin e Ri” për të dhuruar një spektakël “hot”.